Home / Lajme / Maqedoni / Me shufër metali godet për vdekje 25 vjeçarin Ali Rexhepin (VIDEO)

Me shufër metali godet për vdekje 25 vjeçarin Ali Rexhepin (VIDEO)

Shkup, 29 Korrik – Vrasja ka ndodhur në komunën Shuto Orizare në rrugën “Patrik Lumumba”. Sipas të dhënave të deritanishme dhe ende jozyrtare, deri te vrasja ka ardhur pas një grindjeje të mëparshme mes Aliut dhe Suatit, i cili ka qenë njerku i vajzës së tani më të vdekurit 25 vjeçar.

25 vjeçari Ali Rexhepi ka gjetur vdekjen pasi që dje mbrëmë nga ana e 36 vjeçarit Suat Bislimi është goditur me shufër metali në kokë.

Vrasja ka ndodhur në komunën Shuto Orizare në rrugën “Patrik Lumumba”. Sipas të dhënave të deritanishme dhe ende jozyrtare, deri te vrasja ka ardhur pas një grindjeje të mëparshme mes Aliut dhe Suatit, i cili ka qenë njerku i vajzës së tani më të vdekurit 25 vjeçar.

Gjegjësisht Suati në polici ka lajmëruar se vajza e tij është grabitur disa herë dhe ka thënë se Aliu është autori. Më vonë gjatë natës, ata të dy janë takuar dhe ka filluar një grindje e ashpër e cila ka kulminuar me rrahje.

Në një moment, Suati me shufër metali ka goditur Aliun në kokë me çka ai është rrëzuar në tokë. Urgjentisht është dërguar në Qendrën Urgjente, ku mëngjesin e sotëm rreth orës 2 u është nënshtruar lëndimeve.

Policia ka arrestuar Suatin, i cili ndoshta do të përgjigjet për veprën “lëndime të rënda me pasojë vdekje”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *