Home / Lajme / Maqedoni / Mehmeti: Duhet të bëjmë më shumë për reformat në gjyqësi

Mehmeti: Duhet të bëjmë më shumë për reformat në gjyqësi

Shkup, 07 Korrik – Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti ka shprehur shqetësimin se qarqe të caktuara kanë tendencë që të përfitojnë nga situata e krijuar rreth protestave të fundit në rastin “Monstra”.

“I lejoj vetës të jem autokritike; nuk kemi bërë mjaftueshëm në realizimin e reformave në gjyqësor, duhet të punojmë akoma më shumë për të ndryshuar ato mentalitete të cilat nxisin, me ose pa vetëdije, kontribuojnë që një vendim i gjykatës i cili duhej apeluar, të shndërrohet në arsye për përplasje etnike akoma më keq për përplasje mes shqiptarëve dhe policisë”, ka thënë Mehmeti, raporton Televizioni Koha.

“Ka tendenca nga ndonjë individ apo grupe për ta uzurpuar, grabitur hapësirën e krijuar për ndonjë agjendë, që nuk them se është politike.

U bëj thirrje të gjithë faktorëve për të punuar së bashku për të bërë korrigjimet e duhura në emër të një agjende unifikuese, të orientuar drejt BE-së”, ka theksuar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti gjatë fjalimit në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *