Home / Lajme / Maqedoni / Meta: Shqipëria mbështet dialog konstruktiv në Maqedoni

Meta: Shqipëria mbështet dialog konstruktiv në Maqedoni

13 korrik“Sa i përket ngjarjeve në Maqedoni, Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos harruar se çdo hap që hidhet në rajon, duhet t’i shërbejë klimës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe progresit ekonomik të të gjithë qytetarëve tanë”, ka deklaruar kryeparlamentari Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni. Ai këtë e ka bërë të ditur pas takimit që dje ka zhvilluar me ndihmës sekretaren amerikane, Victoria Nuland.

“Sa i përket ngjarjeve në Maqedoni, Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos harruar se çdo hap që hidhet në rajon, duhet t’i shërbejë klimës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe progresit ekonomik të të gjithë qytetarëve tanë”, ka deklaruar kryeparlamentari Ilir Meta.(INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *