Home / Lajme / Maqedoni / Metju Nimic, sot në Shkup

Metju Nimic, sot në Shkup

29 korrik-Ai për herë të parë do të takohet me përfaqësuesin e ri të Maqedonisë në kontestin për emrin, Vasko Naumovski, i cili është emëruar në këtë funksion me vendim të presidentit të Maqedonisë.

Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për emrin,Metju Nimic, sot në Shkup, do të zhvilloj takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Siç është paralajmëruar, Nimic vjen me shumë ide për zgjidhjen e çështjen së emrit, por jo me një propozim të ri.

Ai për herë të parë do të takohet me përfaqësuesin e ri të Maqedonisë në kontestin për emrin, Vasko Naumovski, i cili është emëruar në këtë funksion me vendim të presidentit të Maqedonisë.

Diplomati amerikan thotë se kësaj here pret progres të madh në takimet me kreun shtetëror dhe Athinë.

Sipas kumtesës së KB-së, Nimic do të qëndroj në Maqedoni dy ditë, ndërsa do të nisen për Athinë me 30 dhe 31 korrik.

“Qëllimi i takimeve është të intensifikohen bisedimet nën patronatin e KB-së të kahëzuara drejtë zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për kontestin e emrit”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *