Home / Lajme / Maqedoni / “Monstra”, familjarët ftojnë shqiptarët në protesta paqësore

“Monstra”, familjarët ftojnë shqiptarët në protesta paqësore

Shkup, 16 Korrik – Këshilli Organizativ Koordinues për rastin e montuar politik “Monstra”, fton shqiptarët që të vazhdojnë të përkrahin protestat paqësore, përmes së cilave botërisht u demaskua dhuna shtetërore që qeveria maqedonase e ushtron mbi popullin e pafajshëm shqiptar.

“Liria, si e drejtë elementare njerëzore nuk ka çmim, ajo edhe pse është e garantuar me ligj, përsëri ligjet dhe pushtetin po i keqpërdorin ata të cilët duhet të kujdesen për to. Familjarët tanë, sikur edhe shumë shqiptarë nga raste tjera të montuara siç janë Sopoti, Brodeci etj, vazhdojnë të jenë viktimë e sajimeve politike nga ana e pushtetit maqedonas, gjithnjë me të vetmin qëllim, paraqitja e shqiptarëve si element radikal dhe destruktiv”, deklaroi Bedri Ajdari, Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra.

Ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë këtu edhe figurat publike, shoqërinë civile, mediat në protestat e deritanishme për zbardhjen e plotë të rastit të montuar politik “Monstra”

“Njëkohësisht apelojmë deri te të gjithë udhëheqësit politik të shqiptarëve, ministrat, deputetët, hoxhallarët, intelektualët, sektorin civil, sportistët, artistët dhe të gjithë qytetarët, që të na bashkëngjiten në protestat paqësore, nëpërmjet të cilave do t’ia arrijmë që të mbrojmë dhe sigurojmë jo vetëm lirinë e familjarëve tanë, por edhe krenarinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve”, theksoi Ajdari.

“Ne jemi shumë më të forte kur jemi bashkë, prandaj, protestat për rastin e montuar “Monstra” le të jenë fitore e jona e dyfishtë, në njërën anë lirimi i të burgosurve të pafajshëm dhe në anën tjetër, bashkimi kombëtarë mes shqiptarëve të Maqedonisë. Zoti i Gjithmëshirshëm, i bekoftë të gjithë njerëzit e drejtë dhe të përvuajtur”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *