Home / Lajme / Maqedoni / Mos leni hapësirë që proceset gjyqësore të politizohen (VIDEO)

Mos leni hapësirë që proceset gjyqësore të politizohen (VIDEO)

Prishtinë, 10 Korrik – Qeveria e Kosovës sërish bënë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë të qetë dhe të kujdesshme për të shmangur me çdo kusht një përshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës në Maqedoni. Këtë thirrje e ripërsërit duke shprehur shqetësim për rritjen e klimës konfliktuale.

Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkon nga autoritetet në Maqedoni që të garantojnë zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, konkretisht në këtë rast të mundësojë gëzimin e të drejtës së qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.

Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon sigurimin e maksimumit të rigorozitetit dhe transparencës në proceset gjyqësore, në veçanti në rastin delikat që po trajtohet në Maqedoni, për të mos lënë kështu hapësirë që proceset gjyqësore të politizohen, apo të shërbejnë si bazë për kultivimin e urrejtjes ndër-etnike.

“I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë që të veprojnë me maturi dhe vetëpërmbajtje, duke ndjekur rrugën e dialogut dhe institucioneve për zgjidhjen e problemeve. Po ashtu, i ftojmë që të mos bien pre të provokimeve që vijnë prej segmenteve të caktuara të cilët synojnë tensionimin e mëtejshëm të situatës dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Këto grupime ndjekin agjenda specifike që shkojnë ndesh me interesat kombëtare prandaj ftohen qytetarët që të mos bashkëpunojnë me to e të mos bien në ndikimin e tyre”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *