Home / Lajme / Maqedoni / MPB 34 padi për protestuesit (VIDEO)

MPB 34 padi për protestuesit (VIDEO)

Tetovë, 09 Korrik – Ajo ka reaguar edhe për djegien e flamurit të Maqedonisë në protestat në Kosovë. “Me rastin e djegies së flamurit në fqinjësi, dua që ta dënoj ashpër këtë sjellje të personave që kanë protestuar dhe të apeloj deri te autoritet e Kosovës që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe kryerësit të dënohen na bazë të ligjeve të atjeshme”, tha Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

Rreth 24 persona do të përballen me padi penale për vepra të rënda, ndërsa 10 të tjerë do të përballen me padi për kundërvajtje. Këta persona janë identifikuar nga ana e policisë si pjesëmarrës në protestat që gjatë ditëve të kaluara janë mbajtur në qytetet e Maqedonisë, tha Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

“ Bëhej fjalë për një grup ekstrem të dhunshëm, e cila për dallim nga shumicë e protestuesve, ka përdorur shumë dhunë. MPB-ja gjatë periudhës së kaluar punoi në identifikimin dhe parashtrimin e padive adekuate për personat, për të cilët kemi dëshmi se kanë qenë të involvuar në dhunë dhe praktikisht janë ngritur 24 padi penale dhe 10 fletpadi kundërvajtës për vepra të rënda dhe kur bëhet fjalë për veprat penale, ato parashohin edhe dënime me burg nga tre muaj deri në 3 vjet apo 5 vjet për organizatorin dhe kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësinë publike, dhe kuptohet për ata që kemi vërtetuar identitetin janë identifikuar dhe është argumentuar për ngritje të padisë penale dhe procesuimin e mëtejshëm për në prokurori dhe më pas edhe gjykimin e tyre”, deklaroi Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

Ajo ka reaguar edhe për djegien e flamurit të Maqedonisë në protestat në Kosovë. “Me rastin e djegies së flamurit në fqinjësi, dua që ta dënoj ashpër këtë sjellje të personave që kanë protestuar dhe të apeloj deri te autoritet e Kosovës që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe kryerësit të dënohen na bazë të ligjeve të atjeshme”, tha Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

Ajo është pyetur edhe për protestat që paralajmërohen për ditën e premte.

“ Të gjithë ata që mendojnë të dalin në rrugë dhe të protestojnë pa dallim se cili është motivi dhe shkaku apo qëllimi i protestave të protestojnë qetë dhe të përmbahen nga çdo lloj prishje të rendit dhe të qetësisë publike dhe çfarëdo lloj dhune. Ne si ministri bëjmë përgatitje adekuate dhe në mënyrë profesionale në bazë të obligimeve dhe përgjegjësive ligjore do të merren masa adekuate. Në kuadër të këtyre përgjegjësive që kemi, do të merren të gjitha masat që janë të patjetërsueshme që protestuesit të mos prishin rendin dhe qetësinë publike dhe të eskalojë situata në qytetet ku janë paralajmëruar”, tha Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

Ajo më tej theksoi se policia ka treguar nivel të lartë profesional dhe ka potencial për t’u përballur me situata të vështira. Ne do ta mbajmë nivelin e profesionalizmit dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të mos eskalojë situata dhe ftoj që të gjithë që kanë ndikim të apelojnë qetësi dhe shmangie nga sjelljet e dhunshme, nënvizoi Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *