Home / Lajme / Maqedoni / MPB e Tetovës ka ngritur padi ndaj 10 protestuesëve

MPB e Tetovës ka ngritur padi ndaj 10 protestuesëve

10 korrik-ga Ministria e Brendshme thonë se po i përcjellin me kujdes thirrjet për protestat e nesërme në Shkup. Nga ana tjetër, ka vazhduar identifikimi i pjesëmarrësve në incidentet e protestës në Tetovë. MPB-ja ka ngritur 10 padi penale ndaj protestuesve në Tetovë, ndërsa ka arrestuar edhe personin që u xhirua duke u konfrontuar i vetëm me policinë.

Nga Ministria e Brendshme thonë se po i përcjellin me kujdes thirrjet për protestat e nesërme në Shkup. Nga ana tjetër, ka vazhduar identifikimi i pjesëmarrësve në incidentet e protestës në Tetovë. MPB-ja ka ngritur 10 padi penale ndaj protestuesve në Tetovë, ndërsa ka arrestuar edhe personin që u xhirua duke u konfrontuar i vetëm me policinë. MPB ka njoftuar se ka identifikuar dhe në koordinim me prokurorinë ka kallëzuar për ndjekje penale 10 pjesëmarrës të protestave në Tetovë, gjatë të cilave, siç thuhet në njoftimin e policisë janë lënduar 6 shërbyes policorë dhe tre qytetarë të tjerë.
“Dy nga të kallëzuarit , tetovarët I.N. (38) dhe F.M (41) dyshohet se kanë konsumuar veprën penale ” pjesëmarrje në turmë dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës” Tetë të tjerët të identifikuar M.E.(32) B.D. (32). B.Z (40) , B.I. (32), J.I. (31), S.A. (32) dhe SH.I. (64) nga Tetova dhe G.M. nga Pallçishti do të ndiqen penalisht gjithashtu për ” pjesëmarrje në turmë dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës”, thuhet në biltenin policor.
Më tej në informacionin e policisë thuhet se I.N. dhe F.M. kanë sulmuar fizikisht dy shërbyes policorë, ndërsa njërit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Tetë të tjerët, ndërkaq, vazhdon njoftimi, nuk i kanë zbatuar urdhërat e policisë, kanë hedhur gurë dhe kanë larguar rrethojat mbrojtëse, si dhe kanë shtyrë shërbyesit policorë.
Në njoftim thuhet se të gjithë ata janë ftuar në SPB-në e Tetovës, ndërsa janë ndaluar I.N. dhe F.M., të cilët sot do të nxirren para gjyqit, dhe shtohet se policia po punon për identifkimin edhe të personave të tjerë pjesëmarrës në protestë, të cilët janë sjellë dhunshëm.

“Do duhet të shikohet plotësisht rasti nëse personat kanë poseduar dokumentacion të rregullt por mos të shpekulojmë. Ndalesa jep gjyqi. Shtatë ditët e kaluara janë paraqitur shumë fotografi dhe thirrje në fejsbuk, MPB i ndjek ngjarjet dhe i qasemi asaj që ti identifikojmë personat që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe kështu të gjithë ata që do të identifikohen do kenë trajtim të njëjtë para ligjit dhe nuk do lejojmë që një grup personash të dhunshëm të nxisin dhunë dhe ta prishin qetësin dhe rendin publik”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *