Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Për protestat nuk është kërkuar leje

MPB: Për protestat nuk është kërkuar leje

11 korrik-MPB publikoi sot disa regjistrime filmike nga ngjarjet e dhunshme të së premtes, ku shquheshin qartas fytyrat e të gjithë pjesëmarrësve dhe të atyre që qëllonin me gurë policinë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se protestat e paralajmëruara për sot nuk kanë lejen e autoriteteve.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se institucioni nuk është njoftuar zyrtarisht me kohën dhe vendin e protestave, porse MPB po ndjek me shumë vëmendje situatën.

“Ne do të jemi maksimalisht të përgatitur profesionalisht për t’u përgjigjur ndaj situatës dhe do të ballafaqohemi me çfarëdolloj dhune ose agresioni, siç ishte rast herën e kaluar, për të penguar prishjen e rendit dhe qetësisë”, tha Kotevski.

MPB publikoi sot disa regjistrime filmike nga ngjarjet e dhunshme të së premtes, ku shquheshin qartas fytyrat e të gjithë pjesëmarrësve dhe të atyre që qëllonin me gurë policinë.

Pothuajse të gjitha dyqanet në qendrën “Mavrovasja” si dhe në Çarshi janë të mbyllura në prag të protestës së paralajmëruar pas faljes së namazit të së premtes. Edhe në Çairçanje dyqanet pothuajse janë mbyllur, megjithëse forca të shumta të policisë janë stacionuar në dhe për rreth gjykatave në Shkup. Ndërkohë, vazhdojnë apelet për qetësi në protesta.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *