Home / Lajme / Maqedoni / Naumovski emërohet negociator për kontestin e emrit

Naumovski emërohet negociator për kontestin e emrit

23 korrik-Burime qeveritare në Shkup kanë informuar se Naumovski është caktuar në pozicionin e negociatorit të ri për kontestin e emrit, që deri tani kjo detyrë mbahej nga ish-ambasadori maqedonas në Uashington dhe ministri i sapo emëruar i mbrojtjes, Zoran Jolevski

Ish zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë , Vasko Naumovski do të emërohet negociator nga pala e Shkupit për vazhdimin e negociatave për kontestin e emrit me Greqinë.

Burime qeveritare në Shkup kanë informuar se Naumovski është caktuar në pozicionin e negociatorit të ri për kontestin e emrit, që deri tani kjo detyrë mbahej nga ish-ambasadori maqedonas në Uashington dhe ministri i sapo emëruar i mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Ndërkohë , Naumovski është negociatori i katërt i palës së Shkupit, që vjen në këtë detyrë që nga pavarësimi i vendit, kur edhe u shfaq problemi i kontestit të emrit me Greqinë .

Ky emërim vjen edhe në prag të një vizite të paralajmëruar nga ndërmjetësi i OKB-së , Mathew Nimetz në Athinë dhe më pas në Shkup, për të gjetur një zgjidhje për kontestin e emrit dhe për të përafruar qëndrimet e të dyja palëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *