Home / Lajme / Maqedoni / NB Kompani fituese e tenderit për ujësjellësin e Tetovës

NB Kompani fituese e tenderit për ujësjellësin e Tetovës

30 korrik-Ju informojmë se nesër, 31.07.2014 (e enjte), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesi i Shoqatës për Ndërtim, Tregti dhe Shërbim NB KOMPANI SHPK eksport – import Tetovë, do të nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e fazës së dytë të sistemit të ujësjellësit në Tetovë.

Ministria e Ekologjisë ka bërë të ditur se nesër do të nënshkruajë marrëveshjen për ndërtimin e ujësjellësi të Tetovës me NB kompaninë, njofton Tv KOHA.

“Ju informojmë se nesër, 31.07.2014 (e enjte), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesi i Shoqatës për Ndërtim, Tregti dhe Shërbim NB KOMPANI SHPK eksport – import Tetovë, do të nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e fazës së dytë të sistemit të ujësjellësit në Tetovë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me tetë e gjysmë kilometra tubacion nga rezervuari grumbullues – “Leshnica” deri te rezervuari grumbullues – “Studena Reka”.Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje me kompaninë ekomomike të sapozgjedhur me tender është i një rëndësisë së veçantë për vazhdimin e punëve ndërtimore për mbindërtimin e sistemit të ri për furnizimin me ujë të Tetovës. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 114.999.913,00 denarë përfshirë edhe TVSH-në.Fillimi i ngjarjes është caktuar në orën 11.00 në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (bul. Goce Dellçev nr.18, ndërtesa e RTVM. kati i 10 ), thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Ekologjisë.
TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *