Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarë takime intensive për ngjarjet e fundit në Maqedoni

Ndërkombëtarë takime intensive për ngjarjet e fundit në Maqedoni

24 korrik-Në këtë takim siç thuhet në komunikatën zyrtare janë shkëmbyer mendime dhe informacionet rreth zhvillimeve dhe pritjeve lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe çështjet rajonale, por edhe për zhvillimet e fundit të brendshme politike dhe të sigurisë.

Ndërkombëtarët evroperëndimor kanë nisur një fushatë takimesh duke pasur në fokus marrëdhëniet ndëretnike dhe dialogun politik.

Një takim i këtij lloji u zhvillua dje pasdite me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, ku ishin të pranishëm ambasadori amerikan Pol Volers, ambasadori i delegacionit të BE-së Aivo Orav, zëvendësshefi i misionit të OSBE, Marijan Berc dhe përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, nënkoloneli Marijan Ivanusha.

Në këtë takim siç thuhet në komunikatën zyrtare janë shkëmbyer mendime dhe informacionet rreth zhvillimeve dhe pritjeve lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe çështjet rajonale, por edhe për zhvillimet e fundit të brendshme politike dhe të sigurisë.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime edhe rreth zhvillimeve të fundit me protestat për shkak të rastit “Monstra”. Në këtë takim është konstatuar se zhvillimet e fundit që ndodhën janë edhe mundësi për dialog të hapur dhe forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve të gjitha bashkësive etnike dhe fetare.

Po ashtu është nënvizuar se incidentet ndëretnike apo tentimet për të nxitur jotolerancë paraqesin mundësi për politizimin dhe shfrytëzimin e kësaj situate për qëllime personale dhe politike. Bashkëbisuduesit kanë theksuar se protestat janë formë demokratike e shprehjes, por ata kanë nënvizuar se dhuna është e patolerueshme.

Ivanov siç thuhet në komunikatën zyrtare ka nënvizuar nevojën për tejkalimin e ‘status quo’ – s në planin e integrimeve evroatlantike, sepse kjo sipas tij do të kontribonte për tejkalimin e sfidave që ka vendi. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *