Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtimi i ujësjellësit do të fillojë të hënën.

Ndërtimi i ujësjellësit do të fillojë të hënën.

31 korrik-Izairi tha se faza e parë ka përfunduar tashmë kurse faza e dytë do të finalizohet gjatë muajit nëntor të vitit të ardhshëm. Sot, u firmos marrëveshja me kompaninë që ka marrë përsipër punimet.

Banorët e Tetovës nuk do të kenë probleme furnizimi me ujë, vetëm pas dy vjetësh. Kështu u shpreh ministri i Ambientit Jetësor Nurhan Izairi i cili sot paralajmëroi nisjen e fazës së dytë të punimeve për ujësjellësin problematik të Tetovës, i cili nuk gjente zgjidhje prej afro 15 vjetësh. Izairi tha se faza e parë ka përfunduar tashmë kurse faza e dytë do të finalizohet gjatë muajit nëntor të vitit të ardhshëm. Sot, u firmos marrëveshja me kompaninë që ka marrë përsipër punimet.

“Në pajtim me këtë marrëveshje, punët ndërtimore duhet të realizohen në afat prej 16 muajsh, ndërsa vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 114.999.913 denarë dhe e njëjta ka të bëjë me ndërtimin ë tubacionit të ujit nga rezervuari grumbullues “Leshnica” deri tek rezervuari grumbullues “Lumi i ftohtë” me gjatësi prej 8.5 kilometrash, me çka do të sigurohen 200 litra ujë shtesë në sekondë… Me këtë fazë do të rrumbullakohet projekti i tërësishëm dhe qyteti i Tetovës përfundimisht do të këtë ujë për pijë. Thamë se edhe në sezonin e verës do të ketë ujë normal dhe me shtypje normale në çdo shtëpi në qytetin e Tetovës”, tha Nurhan Izairi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Faza e dytë e ndërtimit të ujësjellësit do të kushtojë rreth 1.9 milion euro, para të siguruara nga buxheti i qeverisë për vitin 2014. Ndërtimi do të fillojë të hënën.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *