Home / Lajme / Maqedoni / Ndihmës sekretarja amerikane sot në Shkup

Ndihmës sekretarja amerikane sot në Shkup

14 korrik-Nuland do të pritet nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, ndërkaq do të ketë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
Sipas paralajmërimeve do të ketë takim edhe me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe me liderët politik për rrugën euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për çështje tjera me interes të përbashkët.

Ndihmës sekretarja amerikane për çështje evropiane dhe evroaziatike, Viktoria Nuland sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup.
Siç thuhet Nuland mbërrin në Shkup më 14 korrik , ku do të takoj krerët e lartë shtetëror dhe liderët e partive politike, për të diskutuar për çështjet aktuale në vend dhe me interes të përbashkët Nuland do të pritet nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, ndërkaq do të ketë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
Sipas paralajmërimeve do të ketë takim edhe me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe me liderët politik për rrugën euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për çështje tjera me interes të përbashkët.si dhe për procesin euroatlantik të vendit.

Nuland para mbërritjes në Shkup ka shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet në këtë vend pas protestave të fundit të shqiptarëve.

“Do të jem në Maqedoni të hënën. Siç e dini, jam në një tur të Ballkanit me një delegacion të disa agjencive. Në këtë udhëtim po vizitojmë pesë vende. Një prej arsyeve pse doja të sigurohesha që do të shkonim në Shkup ishte sepse jemi të shqetësuar për tensionet në rritje. Të gjithë kemi punuar shumë si miq të Maqedonisë, për t’i ndihmuar të ndërtojnë një shoqëri të fortë shumëetnike, ku të drejtat në të dyja komunitetet janë të mbrojtura. Prandaj, pres me interes të dëgjoj nga të gjitha palët se si po shkojnë gjërat atje dhe se si mund të ndihmojmë. Folëm pak për Maqedoninë si dhe në bisedat që pata në Malin e Zi. Të gjithë fqinjët janë po ashtu të interesuar të ndihmojnë”, ka theksuar Nuland.

Vizita e saj është në kuadër të turneut të saj në rajonin e Evropës Juglindore, duke filluar që nga sot me pjesëmarrjen në Forumin e Dubrovnikut për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet transatlantike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *