Home / Lajme / Rajon / Në Kalimash, vritet një kosovar dhe plagosen dy të tjerë

Në Kalimash, vritet një kosovar dhe plagosen dy të tjerë

25 korrik-Dyshimet e para janë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për kromin në minierën e Kalimashit, ndërsa nuk dihen ende detajet e plota

Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kalimash. Bazuar në informacionet e para mësohet se viktima është identifikuar si Emri Batusha, ndërsa i dyshuari si autor është identikuar si Muharrem Burgjisha, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Dyshimet e para janë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për kromin në minierën e Kalimashit, ndërsa nuk dihen ende detajet e plota.
Mësohet se dy të plagosurit Bilbil Batusha dhe Arbër Batusha, vëllai dhe djali i viktimës, janë në gjendje të rëndë, dhe njëri prej tyre është transportuar me helikopter drejt kryeqytetit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *