Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni prej sot u shtrenjtuan rryma, derivatet, buka dhe cigaret

Në Maqedoni prej sot u shtrenjtuan rryma, derivatet, buka dhe cigaret

1 korrik-prodhuese “Zito Luks” në Shkup prej sot ka ngritur çmimin e bukës për 2 denarë. Nga kjo kompani kanë theksuar se kjo vjen si rezultat i çmimit të shtrenjtë të gazit dhe naftës. Edhe disa prodhues të tjerë privat kanë rritur çmimin e bukës.

Në Maqedoni prej sot 1 korrik qytetarët do të përballen me shtrenjtimi të reja.

Prej sot është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, çmimi i derivateve të naftës, buka dhe cigaret. Kjo rritje e çmimeve, sidomos e energjisë elektrike dhe derivateve do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të prodhimeve të tjera, para se gjithash ushqimeve, për shkak se kompanitë do të kenë rritje të harxhimeve për punë, informon INA.

Komisioni Rregullator për energjetikë vendosi që derivatet e naftës të shtrenjtohen për 2 denarë më shumë, ndërsa energjia elektrike të shtrenjtohet për rreth 3,5 për qind.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Dimitar Petrov theksoi se ky çmim i ri do të vlejë deri më 1 korrik të vitit 2015 dhe se me këtë rritje janë marrë parasysh edhe rrethanat dhe liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, që hyn në fuqi gjatë vitit 2015. Kompanitë kanë kërkuar që çmimi të rritet edhe më shumë, por ne kemi përcaktuar këtë për qindje që mendojmë se do të jetë e përballueshme për qytetarët”, theksoi Petrov. Sipas tij, më e pakënaqur me këtë rritje ka qenë EVN, ecila ka kërkuar çmim më të shtrenjtë.

Shtrenjtimi i fundit i energjisë elektrike ndodhi para dy viteve, ndërsa gjatë vitit të kaluar ishte vendosur ulja e çmimit për 4 për qind.

Edhe buka prej sot është paralajmëruar që të shtrenjtohet. Kompania prodhuese “Zito Luks” në Shkup prej sot ka ngritur çmimin e bukës për 2 denarë. Nga kjo kompani kanë theksuar se kjo vjen si rezultat i çmimit të shtrenjtë të gazit dhe naftës. Edhe disa prodhues të tjerë privat kanë rritur çmimin e bukës.

Vala e shtrenjtimeve ka përfshirë edhe cigaret, edhe ate akcizat për cigaret. Siç bëhet e ditur shumica e cigareve janë shtrenjtuar për 5 denarë për pako. Shtrenjtimi i cigareve do të vazhdojë, ashtu që brenda disa viteve çmimi i cigareve do të balancohet me çmimin në vendet e BE-së. Kombinati i duhanit në Prilep bëri të ditur se ka shtrenjtuar të gjitha cigaret për 5 denarë për pako, përveç “Rondo” e cila është më shtrenjtë për 3 denarë.INA

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *