Home / Lajme / Rajon / Në pikën kufitare Hani i Elezit protestë përkrahje për Shkupin

Në pikën kufitare Hani i Elezit protestë përkrahje për Shkupin

Hani i Elezit, 11 Korrik – Një grup të rinjsh shqiptarë nga Kosova sot u tubuan në afërsi të vendkalimit kufitar të Hanit të Elezit, duke protestuar në përkrahje të protestës së sotme masive në Shkup.

Protuestuesit i kanë dhënë mbështetje të fuqishme protestës dhe kërkesave të këshillit protestues, duke kërkuar që sa më shpejt të realizohen kërkesat e shpalosura.

Njëkohësisht protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj autoriteteve të Shkupit, për moslejimin e një pjese të madhe të qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar drejt Shkupit, me arsyetimin se gjoja rrezikohet siguria dhe lëvizja e tyre.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *