Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë shtrenjtohen uji dhe mbeturinat

Në Tetovë shtrenjtohen uji dhe mbeturinat

25 korrik-Kanë qenë këshilltarët Durim Luma dhe Bardhyl Dauti nga radhët e PDSH-së, të cilët kanë replikuar me dhjetëra herë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova-Tetovë” Xhelal Ceka dhe këshilltarin e BDI-së Bajram Rexhepin. Majde në këtë debat poashtu ka ndërhyrë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Tetovarët do të paguajnë çmim më të lartë të faturave të ujit dhe mbeturinave. Ky vendim pritet q ëtë hyjë në fuqi muajin e ardhshmë, pasi që këshilli i komunës së Tetovës sot me propozim të ndërmarrjes NPK dhe me përkrahje të këshilltarëve të BDI-së ka miratuar vendimin për shtrenjtimin e faturave të ujit dhe mbeturinave. Ky vendim është kundërshtuar nga ana e këshilltarëve të PDSH-së, raporton Tv KOHA.

Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, të cilët sipas disa burimeve tona kundërshtojnë shtrenjtimin e faturave të ujit dhe mbeturinave.

Ndërkaq nga ana e këshilltarëve të BDI-së është theksuar se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për “bojkotin e sotëm” nga ana e partisë me të cilën përbëjnë shumicën në këshill. Por edhe ky bojkot nuk i ka ndalur këshilltarët e BDI-së për të votuar shtrenjtimin e faturave të ujit dhe mbeturinave, njofton Tv KOHA.

Kanë qenë këshilltarët Durim Luma dhe Bardhyl Dauti nga radhët e PDSH-së, të cilët kanë replikuar me dhjetëra herë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova-Tetovë” Xhelal Ceka dhe këshilltarin e BDI-së Bajram Rexhepin. Majde në këtë debat poashtu ka ndërhyrë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, informon Tv Koha.

“Sipas përllogaritjeve të vetë ndërmarrjes del se 6 milion metër kub uj humbet i cili nuk faturohet askund. Mendimi ynë është që kur të faturohet kjo humbje e ujit nuk do të ketë nevojë për rritje çmimesh dhe do të ketë mjete edhe për pëmrirësim të shërbimeve”, ka thënë Bardhyl Dauti, përderisa koordinatori Durim Luma tha se PDSH-ja nuk do të përkrah këto ndryshime sepse nuk janë reale, raporton Tv Koha.

Bajram Rexhepi nga BDI-ja tha se rritja e faturave të ujit do të zvogëlojë mundësinë që të mos faturohet uji i humbur pasi që do të vendosen orëmatësit por e tërë kjo kërkon ndryshim të çmimit sepse atëherë qytetarët do të paguajnë jo paushall por aq sa kanë harxhuar.

Ndryshe, me ndryshimet e reja parashihet që të fatura e ujit dhe mbeturinave për një familje katëranëtarëshe të ndryshoje prej 100 deri 150 denarë. Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *