Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë vlon nga insektet, vonohet spërkatja (VIDEO)

Në Tetovë vlon nga insektet, vonohet spërkatja (VIDEO)

Tetovë, 14 Korrik – Tetova vlon nga insektet, ndërsa dezisektimin kundër insketeve e kanë realizuarë të gjitha qytetet në republikën e maqedonisë përveç komunës së Tetovës. Nga komuna e Tetovës arsyetohen se vonesat janë shkaktuar për shkak të procedurave të tenderimit, njofton Televizioni Koha.

Edhe pse në disa qytet të tjera dezinsektimi kundër insekteve është kryer shumë herët madje në kryeqytet për herë të dytë, në Tetovë akoma nuk ka filluar. Kjo ka bërë që qytetarët të ankohen për prani të madhe të insekteve të ndryshme sidomos të mushkonjave edhe nëpër objekte banimi. Në komunën e Tetovës ende nuk ka filluar ky proces që të realizohet. Madje herën e fundit nga komuna e Tetovës ishin arsyetuar se janë në pritje të përfundimit të procedurës së tenderimit, njofton Televizioni Koha.

Megjithatë edhe përskaj këtyre paralajmërimeve gjatë muajit të kaluar deri më tash nuk është bërë dezinsektimi i paraparë kundër insekteve. Procedura për dezinsektim me ndarjen e re territoriale që nga viti 2005 është që pushteti lokal të organizojë, por fillimisht duhet të shpallë tender kurse më pas kompania që fiton atë duhet të realizojë dezinfektimin dhe dezinfektimin. Këtë vit në Tetovë tenderin e ka fituar kompani private për dallim nga vitet tjera kur tenderin e fitonte Qendra ëpr Shëndet publik. Në komunën e Tetovës arsyetohen se vonesat janë shkaktuar për shkak të procedurave të tenderimit.

Në ndërkohë nga komuna nuk e kanë bërë të ditur emrin e kompanisë që ka fituar në tender, por vetëm kanë bërë të ditur të martën e ardhëshme do të behet dezinsektimi.

“ Të martën e ardhëshme skadon afati për ankesa në tender dhe pasi që të përfundojë mënjëherë do të realizohet”, thonë nga komuna e Tetovës.

Sipas mjekëve të entit për shëndet publik të paktën në vit duhet tre herë që të bëhet dezinsektimi, kurse në Tetovë akoma njëherë nuk është bërë spërkatja kundër mushkonjave apo procesi i dezinsektimit.
Sipas mjekëve edhe pse asnjëherë nuk është vonë për spërkatje megjithatë është e preferueshme që spërkatja të bëhet në muajt prill kur është edhe procesi i shumimit të insekteve. Në këtë kohë vetëm do të ndalohet shumim i mëtejshëm por jo edhe zhdukja e tërësishm e tyre. Në këtë periudhë vegjetacioni është tepër i madh dhe shumimi është tepër i lartë i insektekeve të ndryshme thonë mjekët prandaj ka edhe prani të madhe të insekteve, njofton Televizioni Koha.

Nga Qyteti i Shkupi kanë paralajmëruar se dezisenktimin do ta realizojnë për të tretën herë me radhë, ndërsa deri më tani dezisektimin kundër insketeve e kanë realizuarë të gjitha qytetet në republikën e maqedonisë përveç komunës së Tetovës, të njetin proces e kanë realizuar edhe disa komunat rurale në Tetovë. Dezinsektimi kundër insketeve bëhet për mos përhapjen e sëmundjev ngjitëse të cilën e barti disa llojë te insekteve sidomos mushkonjat. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *