Home / Lajme / Maqedoni / Nëse i jepni organet, varrimi do bëhet gratis

Nëse i jepni organet, varrimi do bëhet gratis

23 korrik-Ndihma financiare do të jepet nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë, në nivelin e tre pagave neto mesatare, sipas muajit të fundit.Një gjë e tillë parashikohet në shtesat dhe ndryshimet e ligjit për transplantimin e organeve, të cilat duhet të marrin sot miratimin e deputetëve.

Shteti do të mbulojë shpenzimet e varrimit për personin i cili do të pranojë të dhurojë organet e tij, pasi të ndërrojë jetë.

Ndihma financiare do të jepet nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë, në nivelin e tre pagave neto mesatare, sipas muajit të fundit.Një gjë e tillë parashikohet në shtesat dhe ndryshimet e ligjit për transplantimin e organeve, të cilat duhet të marrin sot miratimin e deputetëve.

Ndihma financiare do t’i ndahet familjes së të ndjerit nga Ministria e Shëndetësisë.

Një masë e tillë ndërmerret në kuadër të përpjekjeve për të rritur numrin e transplantimeve të organeve, nga donatorë të vdekur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *