Home / Lajme / Maqedoni / Nesër fillon kuizi i diturisë në Bogovinë (VIDEO)

Nesër fillon kuizi i diturisë në Bogovinë (VIDEO)

Tetovë, 17 Korrik – Nesër në oborrin e shkollës fillore Abdyl Frashëri në Bogovinë, do të fillojë kuizi i diturië “Ikre–Lexo 2014″, njofton Televizioni Koha.

Kuizi i Diturisë “IKRE – LEXO” do të mbahet 4 netë radhazi, nga katër kandidat, ku secilën natë do të zgjidhet nga një kandidat fitues, i cili do të merr pjesë në natën e pestë e cila është edhe nata finale.

Në kuizion e diturisë “IKRE – LEXO” do të marrin pjesë kandidat të shkollave të mesme nga fshatërat e Komunës së Bogovinës. Kuizi do të mbahet pas faljes së namazit të taravisë, njofton Televizioni Koha.

Kuizi i Diturisë “Ikre – Lexo” – 2014 në Bogovinë organizohet nga kordinimi i shoqatave Kulturore. Shoqata e “VËRTETA” – Bogovinë, “ARDHMËRIA” – Kamenjan, “FORUMI RINOR” – Pallçisht, Forumi Rinor Pirok si dhe nga aktivistë të tjerë nga rajoni Komunal si ato nga fshatrat: Sedllarc, Zherovjan, Siniçan, Kallnik, Rakovec dhe Bogovinë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *