Home / Lajme / Maqedoni / Nesër mbahen protesta në Shkupi: Ky është orari, nisja dhe vendi ku do protestohet

Nesër mbahen protesta në Shkupi: Ky është orari, nisja dhe vendi ku do protestohet

Shkup, 17 Korrik – Nënë moton “Duam drejtësi”, të premten, sërish do të protestohet në Shkup. Protestuesit do të nisen në ora 13:45 nga kompleksi Çairçanja dhe do të marshojnë drejt Gjykatës themelore Shkup 1, gjykatë kjo që shqiptoi dënimin maksimal për 6 të akuzuar për rastin “Monstra”.

Kryesuesi i Këshillit Organizativ koordinues, Bedri Ajdari i fton të gjithë qytetarët, qofshin ata mjekë apo akademikë, mësues apo student, publicist apo nëpunës që tu bashkëngjiten protestave me qëllim që të arrihet qëllimi final, të lirohen të dënuarit me burg të përjetshëm, pasi ata nuk kanë lidhje me veprën.

“I ftojmë të gjithë ata që duan drejtësi të na përkrahin në protesta, pa dhunë, pa incidente me qëllim që ta arrijmë qëllimin që të lirohen ata që janë të pafajshëm”, tha për “Lajm”, Ajdari.

Ndërkohë ju sjellim ftesën e Bedri Ajdarit kryesuesit të Këshillit Organizativ për rastin ‘Monstra’ për protestat e nesërme:

Të nderuar qytetarët shqiptarë nga Shkupi dhe Maqedonia.

Ju informojmë që Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”.

Në emër të familjarëve, përzemërsisht i falenderojmë të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilën nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dalur në protesta gjithëpopullore. Zoti i Gjithëmëshirshëm ua ktheftë me të mirat e Tij.

Protesta e radhës “MARSHI I LIRISË“ do të realizohet më datë 18.08.2014 (e premte) me fillim nga ora 13:45, në ç’rast do të nisemi nga pllatoja para “Çairçanjes” dhe do të vazhdojmë deri të Gjyqi Themelor Shkupi 1.

I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se jemi popull paqëdashës dhe liridashës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *