Home / Lajme / Maqedoni / Nga tre vjet burg për gjashtë demonstruesit në rastin Monstra

Nga tre vjet burg për gjashtë demonstruesit në rastin Monstra

30 korrik-Gjashtë demonstrant në protestat për rastin Monstra do të përballen me dënim me burg prej tre vitresh , njofton Tv KOHA. Dënimi është shqiptuar sot në Shkup kurse dy të tjerë janë liruar, ndaj njërit është tërhequr akuza ,ndërsa njëri është liruar se nuk ka pasur dëshmi. TV KOHA.

Nga tre vite burg për gjashtë pjesëmarrësit në protesta të cilat në fillim të muajit u mbajtën në Shkup kundër vendimit të gjyqit në rastin “Monstra”. Të gjithë gjashtë personat akuzohen për pjesëmarrje në turmë që ka kryer vepër penale. Muaharem Bardhi, Arian Rexhepi, Enur Iljaz, Adem Abdullovski, Muharrem Isa dhe Rami Buçi do të vuajnë dënime me nga tre vjet burg. Të gjithë këtyre njëkohësish u është vazhduar edhe masa e paraburgimit. Ndërkaq, nga akuza janë liruar Rexhep Bislimov dhe Fadil Zeqirov. Ndaj këtij të fundit vet Prokuroria ka tërhequr akuzën. Ata ishin akuzuar për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të shkaktonte vepër penale”. Avokatët e të dënuarve thanë se dënimet janë alogjike dhe kanë paralajmëruar ankesa.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *