Home / Lajme / Maqedoni / Nuk dihet numri i personave të lënduar, i policëve arriti në 27

Nuk dihet numri i personave të lënduar, i policëve arriti në 27

Shkup, 05 Korrik – Nga MPB-ja, informojnë se është rritur bilanci i të lënduarve nga protestat dhe përleshjet e djeshme në mes protestuesve dhe policisë, por ende nuk kanë të dhëna përfundimtare.

Sipas MPB-së, numri i përgjithshëm i policëve që kanë marrë lëndime të lehta ka arritur në 27, ndërsa për protestuesit nuk ka informacione të sakta, pasi që ata për t’i ikur identifikimit, i janë nënshtruar klinikave private. Ndërkaq, drejtori i Qendrës Klinike Urgjente, jep të dhëna rreth bilancit të lënduarve.

Sipas tij, vetëm 5 të lënduar janë pranuar për kurim në Qendrën Klinike Universitare në Shkup, prej të cilëve 3 polic dhe 2 protestues.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, nuk pranoi te prononcohet, me arsyetimin se ende është duke u punuar mbi identifikimin e protestuesve.

Kotevski shtoi se ndaj tyre do të ngrihet padi penale. Hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar edhe pjesëmarrës tjerë, të cilët kanë prishur rendin dhe janë përleshur me policinë.

Nga përleshja e djeshme, përveç protestuesve dhe policisë, kishin pësuar edhe qytetarët dhe shtëpitë e tyre.

Ndërhyrja e djeshme e policisë është vlerësuar si e dhunshme ndaj protestuesve të cilët nga MPB-ja, i quajnë grup huliganësh.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *