Home / Lajme / Maqedoni / Nuland i bëri “rezil” liderët e Ballkanit

Nuland i bëri “rezil” liderët e Ballkanit

15 korrik-Nuland para se të vijë në Shkup nga Kroacia dërgoi porosi të fuqishme për politikanët në Ballkan dhe opinion që ishte mësuar të dëgjohë fjalë të buta e inkurajuese nga SHBA kësaj radhe dëgjoi kritika për portretet e politikanëve.

Në porositë publike të Viktoria Nuland, ndihmëse e sekretarit të shtetit për Europë dhe Euroazi, gjatë vizitës në Maqedoni duket se gjithçka është “mjaltë e qumësht”, por analistët konsiderojnë se në bisedimet reale që janë zhvilluar ndërmjet kreut shtetëror dhe liderëve të partive politike, fjalori i përdorur ka qenë shumë i drejtëpërdrejtë, i ashpër, urdhërdhënës e kërcënues se sa një porosi e thjeshtë diplomatike.

Nuland para se të vijë në Shkup nga Kroacia dërgoi porosi të fuqishme për politikanët në Ballkan dhe opinion që ishte mësuar të dëgjohë fjalë të buta e inkurajuese nga SHBA kësaj radhe dëgjoi kritika për portretet e politikanëve.

“Evropa nuk mund të jetë e tërë kur kleptokratët i trajtojnë shtetet e tyre si burim të profitit për veten e tyre dhe për miqtë e tyre. Nuk mund të jetë e lirë kur zgjedhjet manipulohen, kur mediat e lira mbyllen dhe kur pakicat janë të kërcënuara. Nuk mund të ketë paqe kur politikanët e korruptuar përdorin kërcënime politike, ekonomike e gjyqësore që të heshtë opozita dhe t’i vjedhin qytetarët e tyre”, tha Nuland, para të pranishmëve në këtë forum ku merrnin pjesë të gjithë ministrant e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit.

Ajo tha korrupsioni paraqet rrezik për suverenitetit kombëtar të vendeve të Ballkanit, vendeve të Balltikut dhe Detit të Zi, pasi që çdo politikan i ndyrë dhe çdo marrëveshje jotransparente që tolerohet paraqet mundësi për ndikime të jashtme.

“Deklarata e Nuland e dhënë pas bisedave në Shkup është kopje e gjithë asaj që ajo dhe kolegët e saj, funksionarë të lartë amerikan e thonë që nga Bukureshti i vitit 2008 e këtej. Ata vazhdimisht porositin se SHBA fuqimisht e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO por zakonisht me prapashtesë dhe sinqerisht shpresojnë se pengesa e fundit për kohë shumë të shkurtër do të shmanget. Normalisht, aspak nuk potencojnë se kushti i tyre për këtë është që vendi të marrë emër të ri dhe populli të demaskohet”, tha për DW, ish-ambasadori Risto Nikovski, transmeton “Zhurnal”.

“Nuland i hapi disa çështje që deri më tani askush nga partitë shqiptare nuk i kishte hapur – për mosproporcionalitetin e investimeve në pjesët ku jetojnë shqiptarët. Kjo ka dhënë një kahje krejtësisht tjetër në këtë moment”, thekson për DW, analisti Ramadan Ramadani.

Duket se deklaratat e Nuland në Shkup, por edhe në Ballkan u pranuan ashtu siç iu pëlqen t’i dëgjojnë vetë politikanët, duke konsideruar se vërejtjet nuk ishin për ata por për oponentët e tyre politik.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *