Home / Lajme / Maqedoni / Nuland: Qëndrimi ynë, emri të zgjidhet në OKB

Nuland: Qëndrimi ynë, emri të zgjidhet në OKB

14 korrik-“SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht procesin në kuadër të OKB-së për zgjidhjen e problemit me emrin, me qëllim që Maqedonia të marrë vendin e merituar në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha Nuland.
Nëse në prioritetet e SHBA-ve mbetet ende zgjerimi i NATO-s, zyrtarja amerikane tha se ky prioritet vlen veçanërisht për Maqedoninë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Qëndrimi është konfirmuar nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Evropës dhe të Euro-Azisë Victoria Nuland, në deklaratën për shtyp, pas takimit me kryeministrin Nikola Gruevski.
“SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht procesin në kuadër të OKB-së për zgjidhjen e problemit me emrin, me qëllim që Maqedonia të marrë vendin e merituar në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha Nuland.
Nëse në prioritetet e SHBA-ve mbetet ende zgjerimi i NATO-s, zyrtarja amerikane tha se ky prioritet vlen veçanërisht për Maqedoninë.
Nuland takoi edhe presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa në 14 e 30 do të takojë edhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti.KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *