Home / Lajme / Maqedoni / Nuland: SHBA do të investoj në rajonet shqiptare

Nuland: SHBA do të investoj në rajonet shqiptare

14 korrik-“Ne biseduam edhe për atë se si të gjejmë mundësi për ta thelluar dhe përmirësuar bashkëpunimin, duke i përfshirë edhe rajonet e banuara me shqiptar në Maqedoni. Këtë duam ta bëjmë përmes investitorëve tonë, kompanive dhe me këtë ta përforcojmë integrimin ekonomik në rajon, për faktin se kjo do të sjellë forcë dhe prosperitet, si dhe rritje për të dy komunitetet”, deklaroi Nuland.

Fillimi | Maqedoni | SHBA mbështet vizionin e Maqedonisë që buron nga Ohri
14/07/2014 15:31:00

email Email shokëve
print Printo
Plain text Vetem tekst

SHBA mbështet vizionin e Maqedonisë që buron nga Ohri
SHBA mbështet vizionin e Maqedonisë që buron nga Ohri

“Ne biseduam edhe për ate se si mund të thellojmë dhe përmirësojmë bashkëpunimin, përfshirë edhe rajonet në Maqedoni ku jetojnë shqiptarë”.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland deklaroi sot në Shkup se SHBA mbështet aspiratat evroatlantike të Maqedonisë dhe se ato janë prioritet i SHBA-ve.

“SHBA do të vazhdoj të mbështesë fuqishëm procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit që udhëhiqet nën patronatin e OKB-së, me qëllim që Maqedonia të marrë vendin e merituar në NATO dhe BE. Kjo është prioritet i SHBA-ve”, deklaroi Nuland, pas takimit me kryeministrin Nikola Gruevski.

Ajo nënvizoi se sot ka pasur bisedë të hapur dhe të sinqertë për të gjitha çështjet në vend dhe se për këtë ka faleminderuar kryeministrin Gruevski.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Maqedoninë si dhe për rajonin, duke pasur parasysh faktin se kjo Qeveri e re sapo ka filluar mandatin. SHBA mbështet vizionin e Maqedonisë që buron nga Ohri, si një shtet që po lëviz përpara, drejt prosperitetit dhe demokracisë. Isha shumë e lumtur kur dëgjova nga kryeministri se reformat po ecin përpara, dhe kjo është esenciale për dy komunitetet në vend që të bashkëpunojnë së bashku. Kjo është mirë për SHBA dhe se ne ishim pjesë e këtij vizioni, si dhe kemi bërë investimet tona në realizimin e këtij vizioni të integrimit dhe sigurisë”, nënvizoi ndihmës sekretarja amerikane.

Ajo për herë të parë ka përmendur edhe aspektin zhvillimor me projekte konkrete të vendbanimeve shqiptare në Maqedoni.

“Ne biseduam edhe për ate se si mund të thellojmë dhe përmirësojmë bashkëpunimin, përfshirë edhe rajonet në Maqedoni ku jetojnë shqiptarë. Këtë duam ta bëjmë me investitorët tanë, kompanitë dhe me këtë të forcojmë edhe integrimin ekonomik në këto rajone dhe zhvillim të të dyja komuniteteve”, deklaroi Nuland.
Ndihmës sekretarja amerikane nënvizoi se SHBA faleminderojmë ushtrinë maqedonase për guximin dhe rolin e saj në misionin ndërkombëtar ISAF në Afganistan. Nuland sot në Shkup u takua në takime të mbyllura edhe me krerët e partive politike, Ali Ahmetin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe liderin e partisë opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM), Zoran Zaev. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *