Home / Lajme / Maqedoni / Nuland: SHBA të shqetësuara për tensionet në Maqedoni

Nuland: SHBA të shqetësuara për tensionet në Maqedoni

13 korrik-Të gjithë kemi punuar shumë si miq të Maqedonisë, për t’i ndihmuar të ndërtojnë një shoqëri të fortë shumëetnike, ku të drejtat në të dyja komunitetet janë të mbrojtura. Prandaj, pres me interes të dëgjoj nga të gjitha palët se si po shkojnë gjërat atje dhe se si mund të ndihmojmë. Folëm pak për Maqedoninë si dhe në bisedat që pata në Malin e Zi. Të gjithë fqinjët janë po ashtu të interesuar të ndihmojnë”, tha Nuland

Ndihmës/sekretarja amerikane, Viktoria Nuland, u shpreh se SHBA janë të shqetësuara për tensionet në rritje në Maqedoni.

Ajo këtë e ka theksuar në një intervistë për Top Channel, ku deklaroi se nesër në Shkup do të flasë me të gjitha palët për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.

“Do të jem në Maqedoni të hënën. Siç e dini, jam në një tur të Ballkanit me një delegacion të disa agjencive. Në këtë udhëtim po vizitojmë pesë vende. Një prej arsyeve pse doja të sigurohesha që do të shkonim në Shkup ishte sepse jemi të shqetësuar për tensionet në rritje. Të gjithë kemi punuar shumë si miq të Maqedonisë, për t’i ndihmuar të ndërtojnë një shoqëri të fortë shumëetnike, ku të drejtat në të dyja komunitetet janë të mbrojtura. Prandaj, pres me interes të dëgjoj nga të gjitha palët se si po shkojnë gjërat atje dhe se si mund të ndihmojmë. Folëm pak për Maqedoninë si dhe në bisedat që pata në Malin e Zi. Të gjithë fqinjët janë po ashtu të interesuar të ndihmojnë”, tha Nuland.

Ajo nesër do të takohet me krerët shtetëror dhe të partive politike për të diskutuar për zhvillimet në vend dhe qetësimin e situatës

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *