Home / Lajme / Maqedoni / OBRIE: Vazhdon racizmi maqedonas ndaj shqiptarëve

OBRIE: Vazhdon racizmi maqedonas ndaj shqiptarëve

19 Korrik – Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane, (OBRIE) reagon ndaj sjelljes brutale të policisë maqedonase ndaj shtetatesve të Shqipërisë.

“Shtetasit e Shqipërisë pothuajse për cdo ditë, pa asnjë pretekst, maltretohen dhe provokohen në vendkalimet kufitare me Maqedoninë. Ta ndalosh dhe maltretosh secilin shqiptar që hynë Maqedoni për të pirë një kafe, a për të bërë shoping i thonë racizëm. Trajtimi I fqinjëve në këtë mënyrë nuk i ndihmon vendit në procesin eurointegrues. Aq më shumë irriton 1/3 e shqiptarëve që jetojnë ne këtë shtet dhe kontribuon në nxitjen e tensioneve ndëretnike”, thuhet në reagimin e OBRIE-së.

“Si mund të ec Maqedonia drejtë Bashkimit Evropian me këtë logjik diskriminuese dhe poshtëruese ndaj fqinjëve. A mund të flasim për parimin e fqinjësisë së mirë, kur policët maqedonas për çdo ditë provokojnë shqiptarët, duke i shtyrë që të shkaktojnë incident në mbrojtje të personalitetit dhe kombësisë së tyre. Jo më larg se një javë dy shtetase shqiptare nën e bijë shkaktuan incident në kufi në mbrojtje të nderit dhe të drejtës së tyre, pasi në orën 3 të mëngjesit policia maqedonase tentoi ti kthejë për në Shqipëri pa asnjë pretekst”, thuhet më tej në reagim.

OBRIE fton faktorin politik shqiptar dhe maqedonas në Shkup, që ndërmarr masa dhe ti heq barrierat dhe kontrollohet e mundimshme dhe të panevojshme të shtetasve shqiptar të cilët vijnë për turizëm apo arsye tjera në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *