Home / Lajme / Maqedoni / Omer Kaleshi shpallet qytetarë nderi i Çairit

Omer Kaleshi shpallet qytetarë nderi i Çairit

14 korrik-“Kur e nderon artistin, e nderon shpirtin e kombit. Sepse artistët janë si yjet që e ndriçojnë rrugën dhe pa të cilët bota vërtetë është e errët. Prandaj ky moment sa është illuminist po aq është edhe madhështor për të gjithë ne” – tha përveç tjerash në fjalimin e tij ,z.Mexhiti.

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti, shpalli Qytetar nderi të Komunës së Çairit njërin prej personaliteteve më emblematike të kulturës shqiptare dhe botërore, një piktor i cili i nisur qëmoti prej këtyre trevave, u shndërrua në një prej figurave më të spikatura dhe më të nderuara te ne, në botën e arteve figurative dhe ndër ambasadorët më të dashur të popullit dhe vendit tonë në botë, z.Omer Kaleshi.
Ky titull z.Kaleshit iu dhurua me motivacion për kontributin e dhënë në fushën e arteve figurative si dhe për përhapjen e promovimin e kulturës shqiptare në Europë dhe më gjërë.
“Kur e nderon artistin, e nderon shpirtin e kombit. Sepse artistët janë si yjet që e ndriçojnë rrugën dhe pa të cilët bota vërtetë është e errët. Prandaj ky moment sa është illuminist po aq është edhe madhështor për të gjithë ne” – tha përveç tjerash në fjalimin e tij ,z.Mexhiti.
Njëherit, ai shfrytëzoi rastin t’i informojë të pranishmit si dhe opinionin e gjërë për themelimin e një institucioni të veçantë kulturor “Galeria Omer Kaleshi”, ku në mënyrë të përhershme do të prezentohen veprat e piktorit tonë, i cili me shpirtgjërësi i ka dhuruar si Donacion për Komunën e Çairit dhe për të gjithë artdashësit e Shkupit dhe më gjërë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *