Home / Lajme / Maqedoni / Ostreni promovoi librin për UÇK-në

Ostreni promovoi librin për UÇK-në

7 korrik-Koha provoi se lufta dhe qënrimi ynë politik rezultuan rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për arritjen e të drejtave dhe lirive politike, ekonomike shoqërore për ne shqiptarët në Maqedoni”, tha Ostren

është promovuar sot në qendrën për kulturë Tetovë libri i titulluar “Ushtria Çlirimtare Kombëtare-shkaqet, lufta dhe paqeja në Maqedoni në vitin 2001”, me autor Gëzim ostreni, ish-gjeneral i UÇK-së.
Në këtë eviniment kanë qënë të pranishëm udhëheqësit më të lartë të partisë në pushtet BDI. Kurse lideri i BDI-se, Ali AHmeti ka marrë pjesë në cilësinë e recenzentit, njofton Tv KOHA.

Koha provoi se lufta dhe qënrimi ynë politik rezultuan rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për arritjen e të drejtave dhe lirive politike, ekonomike shoqërore për ne shqiptarët në Maqedoni”, tha Ostreni, transmeton Tv KOHA.

Poashtu para të pranishmëve kanë folur edhe recenzentët profesor doktor Mahmud Hysa dhe Shpëtim Cami.

Recenzenti Mahmud Hysa tha se kjo vepër është një ndër veprat më të rëndësishme sespe autori në këtë vepër ka përshkruar situatën politike që nga vitet e 90 e këndej duke argumentuar se shqiptarët kanë marrë pjesë në të gjtha luftat që nga ajo e parë botërore dhe prap se prapë nuk kanë mundur që të jenë shtet formues në republikën e Maqedonisë. Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *