Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim prej 30 ditëve për 8 protestuesit e Shkupit

Paraburgim prej 30 ditëve për 8 protestuesit e Shkupit

Shkup, 11 Korrik – Për 30 ditë u është vazhduar arresti tetë personave të cilët morën pjesë në protestat më datë 4 të këtij muaji para objekteve të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup dhe Gjykatës Themelore Shkup 2 – Shkup, me ç’rast me gurë dhe gjësende të tjera të forta janë dëmtuar fasadat e objekteve dhe u lënduan disa nëpunës policorë.

Për 30 ditë u është vazhduar arresti tetë personave të cilët morën pjesë në protestat më datë 4 të këtij muaji para objekteve të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup dhe Gjykatës Themelore Shkup 2 – Shkup, me ç’rast me gurë dhe gjësende të tjera të forta janë dëmtuar fasadat e objekteve dhe u lënduan disa nëpunës policorë.

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup sot është dorëzuar propozimi aktgjykues i Prokurorisë Themelore kundër tetë personave me iniciale A.R., M.B., R.V., A.A., E.I., I.M., dhe F.Z. të cilët ndiqen për vepër penale “pjesëmarrje në turmë e cila shkakton vepër penale”.

“Prokuroria i ngarkon këta tetë persona se kanë qenë pjesë e grupit më të madh të qytetarëve të cilët më 04.07.2014 protestuan para objekteve në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup dhe Gjykatën Themelore Shkup 2 – Shkup, me ç’rast me gurë dhe gjësende të tjera të forta i kanë dëmtuar fasadat e objekteve dhe kanë lënduar disa nëpunës policorë. Gjykatësi kompetent pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit të prokurorit, solli vendim të akuzuarve të cilëve paraprakisht u ishte përcaktuar masë arresti në kohëzgjatje prej tetë ditëve, sot t’ua vazhdojë masën e arrestit për 30 ditë të tjera. Njëherësh shtesë do të përcaktohet edhe termini për mbajtjen e debatit kryesor për lëndën konkrete, me ç’rast do të njoftohet opinioni”, thuhet në kumtesën e sotme të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup.

Në bazë të Kodit penal, për veprën penale të nenit 385, paragrafi 2, janë paraparë dënime deri me 5 vjet burg, gjegjësisht paragrafi 2. “Nëse gjatë veprimit të turmës ndonjë personi i merret jeta apo lëndohet rëndë apo shkakton dëme me përmasa të mëdha, pjesëmarrësi në turmë për vetë pjesëmarrjen, do të dënohet me burg prej tre deri në pesë vjet.”

Paragrafi 1 parasheh “Ai që do të marrë pjesë në turmën që me veprim të përbashkët do të shkaktojë dhunë ndaj njerëzve ose që do të dëmtojë apo shkatërrojë pronë me vlerë më të madhe do të dënohet me dënim në të holla apo me dënim me burg prej tre vjet.”

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *