Home / Lajme / Rajon / PDK-ja pret në heshtje

PDK-ja pret në heshtje

15 korrik-
Çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit shumë lehtë mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, por edhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, pretendojnë se u takon pozita e kryeparamentarit

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e kryeparlamentarit. Analistët shohin se në këtë punë do të ketë “furtunë” në parlament.

Çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit shumë lehtë mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, por edhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, pretendojnë se u takon pozita e kryeparamentarit.

Sikurse njëra palë, e po ashtu edhe pala tjetër, thonë se grupi më i madh parlamentar u takon atyre.

Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) kanë thënë se ende nuk kanë vendosur se a do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e grupit më të madh parlamentar, nëse blloku opozitar vazhdon të barrikadohet karshi kësaj çështjeje.

“Ende nuk kemi vendosur se si do të veprojmë”, ka thënë shkurt përmes një sms-i, zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Hajredin Kuçi. /kosovasot/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *