Home / Lajme / Rajon / PDK nuk tërhiqet as nga pozita e kryeparlamentarit

PDK nuk tërhiqet as nga pozita e kryeparlamentarit

Ka përfunduar mbledhje e Kryesisë së PDK-së. Ata kanë vendosur që të mos lëshojnë pe sa i përket zgjedhjet së kryetarit të Kuvendit.

Ka përfunduar mbledhje e Kryesisë së PDK-së. Ata kanë vendosur që të mos lëshojnë pe sa i përket zgjedhjet së kryetarit të Kuvendit

Kryesia e PDK-së, pas takimit që ka mbajtur sot ka vendosur që në seancën e konstituimit të Kuvendit, të mos tërhiqet përballë presionit të bllokut opozitar sa i përket përpjekjes për të marrë të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Si parti e parë e dalë nga zgjedhjet, PDK ka vendosur që të shfrytëzojë të drejtën e kandidimit të njërës nga figurat qendrore për postin e të parit të Kuvendit sikurse pretendon se në të njëjtën mënyrë do të arrijë të bëjë edhe me postin e kryeministrit.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi pas takimit të Kryesisë tha se institucionet e reja të Kosovës do të funksionalizohen në bazë të rezultatit zgjedhorë të 8 qershorit, të cilat PDK-në e nxorën parti të parë dhe fituese të këtyre zgjedhjeve, andaj u shpreh se fillimisht në seancën e nesërme PDK-ja do të jep kandidatin për kryetar të Kuvendit, do të sigurohen vota të mjaftueshme për zgjedhjen e tij dhe gjithashtu PDK-ja do të ketë të drejtën e nominimit të qeverisë, për të cilën Thaçi tha se qeveria do të jetë e kryesuar nga PDK-ja së cilës i takon mandatin në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Ishte një mbledhje e rregullt e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ku diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të ndërtimit të institucioneve të vendit, institucione këto që do të ndërtohen në përputhmëni të plotë me rezultatin zgjedhor të 8 qershorit, që përcakton qartë verdiktin e qytetarëve, sovranit, fituesin e qartë, të pastër dhe organizmin e zgjedhjeve të lira, transparente me fitues Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Pra, Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni i saj parazgjedhor, do propozojnë dhe do të zgjedhin edhe kryeparlamentarin edhe mandatarin e ardhshëm”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *