Home / Lajme / Maqedoni / Për një shtet korruptiv, 40 denarë bëjnë 1 euro

Për një shtet korruptiv, 40 denarë bëjnë 1 euro

13 korrik-Agjencia shtetërore e rrugëve ka shënuar çmimin prej 40 denarë për automjetet, kurse për të njëjtën kategori veturash për të huajt është vënë çmimi 1 euro, duke e ditur se 1 euro bëjnë 61.4 denarë.

Gabim apo mashtrim për të huajt? Çmimet e reja të pagesave rrugore që janë shënuar nëpër tabela nuk përkojnë me matematikën normale. Agjencia shtetërore e rrugëve ka shënuar çmimin prej 40 denarë për automjetet, kurse për të njëjtën kategori veturash për të huajt është vënë çmimi 1 euro, duke e ditur se 1 euro bëjnë 61.4 denarë. A është një vjedhje klasike kjo apo një gabim teknik? Njëjtë është edhe me automjetet më të mëdha – 60 denarë për vendasit dhe 1.50 euro për të huajt e kështu me rradhë.

Një qytetarë i Maqedonisë i cili sonte kishte ardhur nga mërgimi tha se sonte mi morrën 1 euro vetëm pse nuk kisha denarë. ‘unë pagova 1 euro në një pikpagesë dhe kur e pashë çmimin në denarë 40 denarë mendova se më mashtroi punonjësi, por ai ma preu shkurt dhe më tha shihe tabelën, çka ti them më ky është shtet i poshtër, shtet korruptiv” u shpreh mërgimtari .

Ndryshe sot me vendim të Qeverisë për rritjen e taksës rrugore ku u rriten për 10 denarë. Tani rruga prej Tetovë – Shkup në vend të 30 denarëve që paguheshte për makina tani qytetarët do të pagujnë 40 denar, poashtu nga Tetova për në Gostivar në vend të 20 denarëve tani do të paguhet 30 denarë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *