Home / Lajme / Maqedoni / Përkrahje masive të protestave sot në Shkup

Përkrahje masive të protestave sot në Shkup

Shkup, 11 Korrik – Në përkrahje kanë dalur edhe personalitete publike dhe veteranë të UÇK-ve. Protesta përkrahet edhe nga një numër i madh i shoqatave shqiptare në diasporë.

Një numër i madh i shoqatave dhe lëvizje shqiptare përkrahin protestat e sotme në Shkup.

Këto shoqata përmes thirrjeve të tyre apelojnë për masivitet sa më të madh në protestën e ditës së sotme, por edhe protestim me dinjitet dhe pa dhunë, duke shprehur revoltën me moton ‘stop diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve në Maqedoni’.

Protesta ka marrë përkrahjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Lidhjes së Diasporës Shqiptare në Maqedoni (LDSHM), Unioni Studentor Shqiptar, Aleanca Kuq e Zi, IGFM, grupimet e tifozëve të klubeve shqiptare, etj.

Por, në përkrahje kanë dalur edhe personalitete publike dhe veteranë të UÇK-ve. Protesta përkrahet edhe nga një numër i madh i shoqatave shqiptare në diasporë.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë që të shprehin revoltën e tyre me maturi, në formë paqësore dhe me dinjitet ashtu siç i ka hije shqiptarëve si dhe të përmbahen nga çdo provokim i cili do devijonte qëllimin e protestës. Çdo devijim i protestave dhe manifestimi i tyre me anë të dhunës është në dëm të dënuarve padrejtësisht në rastin ‘Monstra’ diskriminimit politik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoni prandaj apelojmë që mesazhi i protestës të jetë i qartë dhe me dinjitet duke shprehur paqësisht revoltën ndaj të gjitha padrejtësive që i bëhen shqiptarëve. Po ashtu Qeverisë të Maqedonisë i bëjmë apel që mesazhin e këtyre protestave ta kuptojë drejt dhe njëherë e përgjithmonë ti japë fund diskriminimit individual dhe kolektiv të shqiptarëve në Maqedoni”, theksohet apeli i njërës nga shoqatat përkrahëse.

OVL e UÇK-së ka ftuar liderët e partive politike dhe deputetët që të lënë zënkat midis tyre dhe sot të jenë në ballë të protestave, pasi që kanë marrë legjitimitetin e këtij populli. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *