Home / Lajme / Maqedoni / Policët serbë patrullojnë në Ohër

Policët serbë patrullojnë në Ohër

14 korrik-Me këtë BDI ka shkaktuar mllef te shumë opinionistë shqiptarë, që këtë parti tani kanë filluar ta vlerësojnë si dorë të zgjatur të Beogradit në Maqedoni, për shkak se qeveria ku merr pjesë partia e Ali Ahmeti, “politikën skandinave” me Serbinë e ka zgjeruar edhe me marrëveshje për bashkim të ambasadave. Marrëveshje të tilla deri tani nuk janë nënshkruar as me Shqipërinë e as me Kosovën.

Gjatë uikendit të fundit në Ohër kanë filluar patrullimet e ekipeve të përbashkëta policore të policëve maqedonas dhe serbë. Me këtë ka filluar implementimi në teren i marrëveshjes mes Shkupit dhe Beogradit për bashkëpunim policor, i cili parasheh patrullime të përbashkëta të policëve të dy vendeve në qendrat turistike.

Kjo marrëveshje është pritur me kundërshtime të mëdha te opinioni shqiptar në Maqedoni, për shkak se ende janë të freskëta imazhet për krimet që policia serbe ka bë ndaj bashkëkombësve tanë në Kosovë, duke kryer gjenocide nga më të rëndat që njeh historia e njerëzimit. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në vend që të pengojë këtë marrëveshje, ose të tërhiqet nga koalicioni qeveritar, e ka përkrahur atë, madje duke e vlerësuar si shembull për “politikë skandinave” në rajon. Me këtë BDI ka shkaktuar mllef te shumë opinionistë shqiptarë, që këtë parti tani kanë filluar ta vlerësojnë si dorë të zgjatur të Beogradit në Maqedoni, për shkak se qeveria ku merr pjesë partia e Ali Ahmeti, “politikën skandinave” me Serbinë e ka zgjeruar edhe me marrëveshje për bashkim të ambasadave. Marrëveshje të tilla deri tani nuk janë nënshkruar as me Shqipërinë e as me Kosovën.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *