Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës në kërkim të protestuesve të dhunshëm

Policia e Tetovës në kërkim të protestuesve të dhunshëm

Tetovë, 07 Korrik – Policia e Tetovës ka bërë të ditur se punon në identifikimin e personave të cilët janë sjellur dhunshëm në protestat e ditës së diel.

“Janë marrë masa dhe aktivitete për identifikimin e personave të cilët në protestat e djeshme janë sjellur në mënyrë të dhunshme, me ç`rast do të ketë edhe sanksione ligjore ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, raporton Televizioni Koha.

Poashtu në njoftimin e Policisë së Tetovës për protestat e djeshme, thuhet se në fillim të protestës në qendër ka pasur rreth 50 persona, por numri më pas vazhdimisht është rritur dhe ka arritur deri në 1500 pjesëmarrës.

“Të dielën rreth orës 13 e 45 minuta, në qendër të Tetovës ishin tubuar 30 deri në 50 persona për të protestuar kundër procesit gjyqësor “Monstra” kurse në ndërkohë shumë shpejtë numri është rritur rreth 300 protestues dhe më pas grupi ka filluar të lëvizë në bulevardin “Ilinden” duke vijuar drejt Reçicës së vogël. Duke lëvizur në këtë rrugë grupi në mënyër konstante është rritur. Në rrugën “167” është vendosur kordoni i policisë me qëllim që të pamundësohet lëvizja e mëtejshme e qytetarëve e cila në një moment ka qenë prej 1300 deri në 1500. Atëherë, grupi ka tentuar që të shpërthejë kordonin policor dhe të godasë më gurrëz policët të cilët kanë arritur që të zbrapsin protestuesit, me ç`rast janë përdorur edhe mjete adekuate. Rreth orës 16.00 masa e tubuar tërësisht është tërhequr dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë në anë të ndryshme. Janë lënduar 6 policë dhe 3 persona të tjerë, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin klinik të Tetovës dhe më pas janë lëshuar të gjithë për kurim shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tetovës lidhur me protestat e së dielës, raporton Televizioni Koha.

Sipas policisë gjatë protestave në Tetovë nuk ka patur të dëmtuar lokale dhe vetura. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *