Home / Lajme / Maqedoni / Policia ndjek thirrjet për urrejtje ndëretnike në internet

Policia ndjek thirrjet për urrejtje ndëretnike në internet

10 korrik- Ne nuk do të lejmë që grupe dhunuesish të cënojnë rendin dhe qetësinë publike. Kemi kapacitete që deri në fund t’i zbatojmë kompetencat dhe obligimet tona që na takojnë me ligj” vijoi Jankullovska duke shtuar se: “organet e rendit në disa raste deri tani kanë treguar nivel të lartë të profesionalizmit, të gatshëm për tu përballur me situata të pavolitshme”. Këto komente Jankullovska i bëri gjatë vizitës në Gostivar.

Policia në vazhdimësi është duke ndjekur zhvillimet në rrjetet sociale. Sipas ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, po punohet në identifikimin e personave që bëjnë thirrje për urrejtje dhe prishje të raportove ndëretnike. Konkretisht, ministrja Jankullovska, komentoi disa fotografi që kohëve të fundit shfaqen në internet me përmbajtje dhe thirrje antishqiptare. “Gjatë 7 ditëve të kaluara u shfaqën shumë fotografi dhe shumë thirrje nëpër rrjetet sociale. Ministria e Punëve të Brendshme i ndjek situatat dhe jemi duke ndjekur procedurën për identifikimin e personave të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjin. Të gjithë ato të cilët do të identifikohen, do të trajtohen konform ligjit pa përjashtime.

Ne nuk do të lejmë që grupe dhunuesish të cënojnë rendin dhe qetësinë publike. Kemi kapacitete që deri në fund t’i zbatojmë kompetencat dhe obligimet tona që na takojnë me ligj” vijoi Jankullovska duke shtuar se: “organet e rendit në disa raste deri tani kanë treguar nivel të lartë të profesionalizmit, të gatshëm për tu përballur me situata të pavolitshme”. Këto komente Jankullovska i bëri gjatë vizitës në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *