Home / Lajme / Maqedoni / Policia përdor bomba kundër protestuesve (VIDEO)

Policia përdor bomba kundër protestuesve (VIDEO)

Tetovë, 06 Korrik – Kanë degjeneruar edhe në Tetovë protestat kundër rasteve të montuara. Më shumë se një mijë qytetarë nga Tetova pasi ishin grumbulluar në sheshin e Tetovës, kishin marshuar për në selinë e BDI-së.

Në udhëkryqin e rrugës “Iliria” dhe rrugës për në Reçicë të Vogël, gjegjësisht rrugën për tek selia e BDI-së, policia kishte bllokuar rrugën e protestuesve me kordon.

Protestuesit e revoltuar kanë tentuar të thyejnë kordonin dhe bllokadën por kanë hasur në rezistencën e policisë. Duke parrë rrezikun e shpërthimit të kordonit policia ka hedhur gaz lotsjellës në mesin e protestuesve dhe bomba shok. Kjo ka bërë që protestuesit për një moment të shpërndahen por sërish të grumbullohen pranë policisë. Në mesin e protesuesve ka pasur edhe të lënduar në dorë dhe në krah, ndërsa policia ka përdorur edhe shkopinjët e gomës kundër protestuesve. Poashtu forca të mëdha policore janë vërejtur edhe nëpër rrugët tjera të cilët çojnë drejt selisë qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël. Rreth orë 16.00 protestuesit janë shpërndarë të qetë në Tetovë.

Ndryshe, gjatë gjithë rrugës nuk ka pasur shumë polic, por sa më shumë që afroheshin protestuesit pranë selisë së BDI-së, aq më shumë shtoheshin forcat policore por edhe aq më shumë shtoheshin edhe protestuesit. Nuk raportohet zyrtarisht se sa persona janë lënduar por kryesisht kanë qenë me lëndime të lehta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *