Home / Lajme / Maqedoni / Policia shton kontrollet në komunikacion (VIDEO)

Policia shton kontrollet në komunikacion (VIDEO)

Tetovë, 02 Korrik – SPB Tetovë apelon deri te shoferët që ti respektojnë në maksimum shenjat e komunikacionit pa marrë parasysh a bëhet fjalë për qytetarët e Maqedonisë apo ata të cilët vijnë nga jashtë si dhe mërgimtarët.

Gjatë sezonit të verës gjegjësisht gjatë muajve Korrik dhe Gusht në rajonin e Tetovës dhe më gjerë dukshëm është rritur frekuentimi nëpër rrugët e Tetovës sidomos nëpër rrugët që cojnë nëpër vendet turistike.

Numri pritet të rritet akoma më shumë me ardhjen e personave të cilët punojnë jashtë vendit por edhe turistëve të vendit dhe të vendeve tjera. Në situate të këtilla rriten edhe mundësitë dhe potencialet për shkaktim të aksidenteve në komunikacion.

SPB Tetovë apelon deri te shoferët që ti respektojnë në maksimum shenjat e komunikacionit pa marrë parasysh a bëhet fjalë për qytetarët e Maqedonisë apo ata të cilët vijnë nga jashtë si dhe mërgimtarët. Për cdo shkelje eventuale nëpër rrugët locale apo rajonale do të sanksionohen dhe nuk do të tolerohet mos përgjegjësia apo mosrespektimi i rregullave të komunikacionit.

Gjatë vitit të kaluar në rajonin e Tetovës dhe më gjerë gjatë muajve korrik dhe gusht kanë ndodhur gjithsej 216 aksidente nga të cilat 116 vetëm në muajin gusht. Gjatë tre muajve të verës ka pasur 3 viktima nga ku 2 në muajin korrik.

Në 77 aksidentet pjesëmarrës kanë qenë vetura me regjistrim të huaj ku 41 kanë ndodhur në muajin gusht.

SPB Tetovë apelon gjithashtu që vozitësit mos të konsumojnë alkool dhe mos qëndrojnë prapa timonit të lodhur dhe në kohë të jenë të kryera kontrollet teknike sidomos nëse udhëtohet në relacione të gjata.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *