Home / Lajme / Maqedoni / PPD mbështet ndryshimet kushtetuese, i sulet BDI-së

PPD mbështet ndryshimet kushtetuese, i sulet BDI-së

18 korrik-PPD konsideron se edhe përcaktimet e reja kushtetueseqë do të aprovohen nuk do të mund ta shërojnë gjyqësorin nga këto plagë të rënda poqese politikanët njëherë e përgjithmonë nukheqin dorë nga ambiciet e tyre për të ndikuar në gjyqësor.

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) mbështet nismën për ndryshime kushtetuese propozuar nga partitë qeveritare, posaçërisht ndryshimet në lëminë e pavarësimit të gjyqësorit nga ndikimet e politikës ditore si dhe ndryshimeve në mënyrën e zgjedhjes së Këshillit gjyqësor që kanë qenë pengesa të konsiderueshme në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë.

PPD konsideron se edhe përcaktimet e reja kushtetueseqë do të aprovohen nuk do të mund ta shërojnë gjyqësorin nga këto plagë të rënda poqese politikanët njëherë e përgjithmonë nukheqin dorë nga ambiciet e tyre për të ndikuar në gjyqësor.

PPD gjithashtu konsideron se për mos implementimin e ligjeve në praktikë fajet nuk i ka Kushtetuta por mosfunksionimi si duhet shtetit.

“PPD është e befasuar se sa e brengosur paska qenë dhesa me shpejtësi të vetëtimëska reaguar BDI për definimin kushtetues të familjes përkundër faktit se shoqëria shqiptare ende nuk është e prekur nga devijimet bashkëkohore për krijimin e familjes dhe kjo lëndë ka mundur të pres kohë më të mira, përderisatash ka qenë koha partia e cila deklaron mbështetjen e 153.000 qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e fundit ta hapë për ndryshime kutinë e të drejtave kombëtare aq më tepër kur BDI para pak kohe, një muaj të plotë, me bilborde të shtrenjta dhe gjigante të liderit të saj dhe partisë dhe me ‘filipike’ të zjarrta shqiptarëve u sqaroi se çka do të thotë ‘president konsensual’ dhe se do të kërkojë ndryshime kushtetuese në lëminë e zgjedhjes së presidentit të shtetit”, thonë në PPD.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *