Home / Lajme / Maqedoni / Prej sonte bllokohet bulevardi Ilirija gjatë natës (VIDEO)

Prej sonte bllokohet bulevardi Ilirija gjatë natës (VIDEO)

Tetovë, 02 Korrik – Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se deri në fund të muajit gusht do të bllokohet gjatë orëve të natës bulevardi Ilirija.

Në njoftimin e lëshuar nga komuna e Tetovës bëhet e ditur se prej sonte e deri me 31 gusht nga ora 19 e deri ora 01.00 pas mesnate një pjesë e bulevardit Ilirija, gjegjësisht duke filluar nga qarku rrethor i rrugës Jane Sandanski e deri tek qarku rrethor me rrugën Blagoja Toska (tek Agro Kalishta), do të aplikohet regjimi i ndalesës së qarkullimit për të gjitha automjetet me përjashtim policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit.Kjo masë aplikohet me qëllim që të ruhet siguria e qytetareve, duke ju mundësuar këmbësorëve qarkullim të lirshëm në këtë periudhë të vitit kur pritet një fluks më i madh i qytetarëve në këtë pjesë qendrore të qytetit. Gjatë kësaj periudhe kohore me ndihmën e policisë rrugore, automjetet do të drejtohen, apo do t’i shfrytëzojnë rrugët anësore.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *