Home / Lajme / Rajon / Presidentja siguron Nuland se dialogu me Serbinë do të vazhdojë

Presidentja siguron Nuland se dialogu me Serbinë do të vazhdojë

13 korrik-Sa i përket formimit të Qeverisë së re, Presidentja Jahjaga ka vlerësuar lartë përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor në Kosovë dhe tha se ajo është e përkushtuar të veprojë si faktor uniteti për të siguruar funksionimin demokratik të institucioneve në një proces kredibil, transparent dhe gjithëpërfshirës duke theksuar që institucionet e reja duhet të shtyjnë përpara Kosovën dhe agjendën drejt BE-së.

Zyra e Presidentes Jahjaga ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës sqarohet se në takimin e sotëm me zyrtaren amerikane kanë folur për vazhdimin e dialogut me Serbinë, formimin e Qeverisë dhe luftën kundër terrorizmit.

Presidentja Jahjaga e ka siguruar Nuland se dialogu me Serbinë do të vazhdojë edhe pas formimit të institucioneve të reja.

Veç kësaj, Jahjaga ka thënë se Kosova po merr masa për të mos lejuar që shteti jonë të shëndërrohet në vend transitor për njerëz të dyshimtë.

Lexojeni të plotë njoftimin e Presidencës:

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga priti sot në takim ndihmëssekretaren e shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Azi, ambasadoren Victoria Nuland, me të cilën diskutoi për përparimet e Kosovës dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ndihmëssekretaren Nuland për përkrahjen e jashtëzakonshme të SHBA-së për të çimentuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon dhe ka inkurajuar përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian dhe NATO.

Presidentja Jahjaga tha se me angazhimin në dialogun intensiv me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës do që të krijojë normalizim dhe të forcojë sovranitetin e saj. Presidentja theksoi se progresi i arritur deri tani është i rëndësishëm por që zbatimi i marrëveshjeve të arritura me ndihmën e BE-së janë faktor kyç, përshirë edhe largimin e barrikadave që janë pengesë serioze në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga ka siguruar ndihmëssekretaren Nuland se dialogu me Serbinë do të vazhdojë të jetë prioritet dhe ka theksuar nevojën e kushtëzimit të rrugës së Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së me përparimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Presidentja Jahjaga gjithashtu ka adresuar sfidën e sigurisë që paraqet radikalizmi për Kosovën dhe rajonin, por tha se Kosova i është përgjigjur me konstruktivitet duke ndërmarrë hapa të fuqishëm ligjor dhe të sigurisë për të mposhtur këtë kërcënim dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës janë kundër këtij fenomeni negativ. Kosova nuk do të jetë vend i sigurt ose rrugë tranzitore për këto elemente dhe do të punojmë në partneritet të ngushtë me aleatët tonë për të adresuar këto kërcënime.

Sa i përket formimit të Qeverisë së re, Presidentja Jahjaga ka vlerësuar lartë përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor në Kosovë dhe tha se ajo është e përkushtuar të veprojë si faktor uniteti për të siguruar funksionimin demokratik të institucioneve në një proces kredibil, transparent dhe gjithëpërfshirës duke theksuar që institucionet e reja duhet të shtyjnë përpara Kosovën dhe agjendën drejt BE-së.

Ndihmëssekretarja Nuland ritheksoi përkrahjen e fuqishme të Qeverise Amerikane për Kosovën dhe përpjekjet e saj drejt integrimit më të gjerëEuro-Atlantik. Ajo theksoi rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe progresin e implementimit të marrëveshjes për normalizim të arritur në Bruksel më 19 Prill 2013. Ajo mirëpriti vlerësimet e Presidentes në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe korrupsionit dhe u pajtua në nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm.GAzeta EXPRES

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *