Home / Lajme / Maqedoni / Prezencë e shtuar e policisë edhe në Tetovë (VIDEO)

Prezencë e shtuar e policisë edhe në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 11 Korrik – Mbajtja e protestave masovike në Shkup kanë pasur efektin e tyre edhe në Tetovë. Që në orët e paradites në rrugët e Tetovës janë vërejtur lëvizje të theksuara të Policisë së Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Kryesish koncetrimi i policisë në Tetovë ka qenë rreth institucioneve shtetëror, edhe atë në fokus ka qenë gjykata e Tetovës ku rreth e përqark janë vërejtur polic. Poashtu prezencë e policisë është vërejtur edhe në rrugën për tek komuna e Tetovës, në bulevardet kryesore, ndërsa koncentrimi ka qenë edhe në pjesët qendrore të qytetit të Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Prezencën e shtuar të policisë në rrugët e Tetovës e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Tetovës ku theksuan se janë vetëm masa preventive ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhin në shtet.

Poashtu gjatë të javës që po e lëmë pas në vendkalimet kufitare janë kthyer një numër i madh i shtetasve Kosovarë. Bëhet e ditur se kufitarët edhe me më të voglin dyshim kanë kthyer kosovarët dhe nuk u kanë lejuar që të hyjnë në Maqedoni. Më shumë kthime megjithatë janë regjistruar në kufirin në Bllacë, njofton Televizioni Koha.

Në Tetovë merret vesh se edhe pse nuk ka pasur protesta të paralajmëruara megjithatë disa kompani private kanë lëshuar më herët puntorët në shtëpi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *