Home / Lajme / Rajon / Princi Leka shqetësime për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni (VIDEO)

Princi Leka shqetësime për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni (VIDEO)

10 Korrik – Maqedonia është shprehur qarte për rrugën e saj drejt BE, e cila mbetet sponsori me i madh i demokracisë ne Maqedoni, prandaj i urojme qe te mos te shohë mbrapa por, te hedhe shikimin drejt përparimit, drejt Perëndimit.

Princi shqiptar Leka përmes një mesazhi ka shprehur shqetësimet për situatën e fundit në Maqedoni.

Më poshtë vijon mesazhi i plotë i Princit Leka:

Ne, Familja Mbretërore Shqiptare po ndjekim me një vëmendje te shtuar situatën dhe ndodhitë e fundit ne Maqedoni. Fatkeqësisht ngjarjet e fundit dhe dhuna e shfaqur janë tepër shqetësuese për ne, sidomos kur kjo dhune ushtrohet ndaj bashkëkombësve tanë.

Kemi nevoje për një qëndrim unik dhe për te folur me një zë te qarte e te fuqishëm për problemet, te cilat ndikojnë ne ekuilibrin e brishte ndëretnik ne Maqedoni, duke lënë anash ndasitë dhe përçarjet te natyrave te ndryshme. Kështu qe shqiptaret e Maqedonisë do kenë mundësi qe te gjejnë garancitë e nevojshme për t`u konsideruar si qytetare te barabarte ne Maqedoni. Njëkohësisht i bëjmë thirrje te gjithë shqiptareve qe te qëndrojnë larg elementeve destruktiv dhe radikal ,te cilët kërkojnë qe t’i japin një tjetër kuptim kauzës se tyre te drejte, totalisht ne kundërshtim me synimin e shqiptareve kudo ne rajon, qe i karakterizon elementi i respektit te ndërsjell fetar.

Maqedonia është shprehur qarte për rrugën e saj drejt BE, e cila mbetet sponsori me i madh i demokracisë ne Maqedoni, prandaj i urojme qe te mos te shohë mbrapa por, te hedhe shikimin drejt përparimit, drejt Perëndimit.

Ne i jemi përjetë mirënjohës SHBA dhe BE për ndihmën e pakursyer qe i kane dhënë demokracive te brishta te Ballkanit.

Urojme te arrihet zgjidhja sa me e shpejte e gjendjes se krijuar ne Maqedoni dhe qe situata te mos degradoje . (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *