Home / Lajme / Maqedoni / Pritje madhështore në vendlindje për Admir Mehmedin nga kryetari Bejta dhe qytetarët e Gostivarit

Pritje madhështore në vendlindje për Admir Mehmedin nga kryetari Bejta dhe qytetarët e Gostivarit

Gostivar,8 Korrik -Sot për qytetarët e Komunës së Gostivarit është një ditë e madhe, para nesh është futbollisti më i mirë në botë nga Gostivari, Admirin që e kemi pa përmes ekranit, e sot e kemi në mesin tonë tha kryetari i komunës Nevzat Bejta.

Me një organizim madhështor dhe të veçantë ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Gostivarit dhe sportdashësve, kryetari Nevzat Bejta organizoi pritje për futbollistin e mirënjohur shqiptar në mbarë botën, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Admir Mehmedin.

Sot për qytetarët e Komunës së Gostivarit është një ditë e madhe, para nesh është futbollisti më i mirë në botë nga Gostivari, Admirin që e kemi pa përmes ekranit, e sot e kemi në mesin tonë tha kryetari i komunës Nevzat Bejta, informon tv Koha.

“Sot në mesin tonë është futbollisti jonë nga Gostivari, një futbollist që hyri në histori, Admir Mehmedi i cili u bë futbollisti i parë shqiptarë që shënon golin e parë në një Kampionat Botëror. Në emrin tim dhe në emër gjithë qytetarëve të Komunës së Gostivarit, publikisht Admir Mehmedit i shprehim mirënjohje që e ngriti lartë emrin e Gostivarit gjithandej botës si dhe për suksesin historik që e arriti në Kupën e Botës me kombëtaren e Zvicrës bashkë me futbollistët tjerë shqiptarë, Blerim Xhemailin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Valon Behramin”, tha Bejta. Më tej, kryetari Bejta shtoi : ,, Po ashtu, shfrytëzoj rastin që futbollistit të vetëm shqiptarë që akoma vazhdon të garat në Kampionatin Botëror, futbollistit gostivaras Shkodran Mustafi me kombëtaren e Gjermanisë ti urojmë suksese duke i dëshiruar që në vendlindje të kthehet me medaljen e artë, me titullin Kampion Bote.’’

“I falënderohem kryetarit të komunës, z. Nevzat Bejta për ftesën që ma bëri sot. U falënderohem juve, i falënderohem gjithë Gostivarit për përkrahjen e dhënë në kampionatin botëror dhe karrierën time. Për mua, kjo ditë është një ditë speciale për mua dhe jam i lumtur që jam prej Gostivari”, tha Admir Mehmedi, transmeton Tv KOHA.

“Nuk mund ti përshkruaj emocionet që i kam kur e shohë se çfarë emocionesh ka i gjithë qyteti. Jam i emocionuar për suksesin që ia dha kombit, për suksesin që ia dha vetës dhe suksesin që ia dha Gostivarit. Për dy gjëra jam krenar për atë që mbërriti djali im, sepse atë sukses e arriti djali i Gostivarit dhe jam krenar se Admiri gjithkund ku prezantohet, prezantohet me emrin e Gostivarit. Është krenari për gjithë kombin, është krenari për Gostivarin. Unë si baba nuk mund ti përshkruaj falënderimet ndaj jush sot këtu për shpërblimet që i bëtë Admirit”, tha Imberli Mehmedi, baba i Admirit, në takimin e zhvilluar me kryetarin Bejta, njofton Tv KOHA.

Kryetari Nevzat Bejta, Admir Mehmedit i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në afirmimin e Gostivarit, një pllakatë me simbolin e komunës dhe një komplet me profilin e komunës së Gostivarit.

Admir Mehmedi kryetarit Bejta ia dhuroi një fanellë me të cilën Mehmedi ka luajtur me kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Botëror Brazil 2014.

Nga kjo pritje madhështore, Kryetari Bejta dhe Admir Mehmedi shfrytëzuan rastin për ti t’ju bërë thirrje talenteve të rinj që të përkushtohen dhe punojnë me seriozitet sepse rezultatet vetëm atëherë nuk do të mungojnë.TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *