Home / Lajme / Rajon / Prokurori Wiliamson, sot në Kosovë

Prokurori Wiliamson, sot në Kosovë

21 korrik-Hetimi për këtë rast, që përfshin të ashtuquajturin trafikim organesh që supozohet se janë kryer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës në të paktën dy lokacione në Shqipëri, Burrel dhe Fushë-Krujë, ka nisur në vitin 2011.

1Share
1Tweet
0Share
Sot në Kosovë do të qëndrojë Prokurori special i TASK Forcës së EULEX-it, Clint Williamson, i cili do të hetojë pohimet e raportit të senatorit Dick Marti, të miratuar nga Këshilli i Evropës, në dhjetor të 2010.

Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson, do të qëndroj sot në Kosovë, pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij që dalin nga hetimi dyvjeçar.

Prokurori Williamson pritet të ketë në një takim sot edhe me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, lidhur me veprimet e mundshme të paligjshme që dalin nga raporti i Dick Martit. Raporti i Taskës Forcës pritet të publikohet deri në fund të këtij muaji.

Ndryshe Prokurori i ekipit hetues të EULEX-it, John Clint Williamson, kishte vizituar Kosovën në mars të këtij viti, në kohën kur në Kosovë po diskutohej për formimin e një tribunali ndërkombëtar për Kosovën, i cili do të merrte përsipër hetimin e krimeve të luftës në periudhën 1998-1999, si dhe hetimin e krimeve të supozuara politike, kërcënimeve dhe vrasjeve të dëshmitarëve gjatë periudhës 2000-2001.

Hetimi për këtë rast, që përfshin të ashtuquajturin trafikim organesh që supozohet se janë kryer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës në të paktën dy lokacione në Shqipëri, Burrel dhe Fushë-Krujë, ka nisur në vitin 2011.

Ndërkohë, në muajin prill Kosova ka miratuar një rezolutë për themelimin e një Gjykate speciale.

Rezolutës i ka paraprirë një letërkëmbim në mes të presidentes Atifete Jahjaga dhe shefes së BE-së për Punë të Jashtme, baroneshës Catherine Ashton.

Në bazë të dokumenteve të këmbyera, Task-Forca Speciale Hetuese (SITF) cilësohet një superforcë.

Ajo nuk do t’u japë asnjë llogari institucioneve të Kosovës, ndonëse me rezolutë do të jetë pjesë e tyre.

Ajo ka funksionuar në kuadër të EULEX-it. Mirëpo selinë e ka pasur jashtë Kosovës.

Mandati i kësaj trupe nuk është i ndërlidhur me atë të EULEX-it. (rtk)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *