Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen laboratorët në fakultetin e mjekësisë (VIDEO)

Promovohen laboratorët në fakultetin e mjekësisë (VIDEO)

Tetovë, 02 Korrik – Janë promovuar në fakultetin e mjekësisë të USHT-së, dy laboratorët e reja për studentët, ai i histo-patologjisë dhe laboratori i stomatologjisë.

Vlera e investimit në këto laboratore është 200 mijë euro ndërsa mjetet e investuara janë nga fondi i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Përurimi i këtyre laboratoreve, është bërë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës i Abdylaqim Ademi, rektori i USHT-së Vullnet Ameti dhe drejtori i Spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi. Laboratorët na fjalë, do iu shërbejnë studentëve për pjesën praktike të tyre, ndërsa së shpejti nga USHT-ja, kanë paralajmëruar edhe investime të tjera në pajisje të reja dh elaborator.

Nga ana tjetërVullnet Ameti rektor i USHT-së tha se universiteti në bashkëpunim me drejtorin e spitalit klinik të ka arritur të realizojë projektin e ndërtimeve të laboratorëve të fakultetit të mjekësisë.
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, tha se spitali që drejton ai dhe USHT-ja kanë një bashkëpunim të mirë.

“Ju sot po e shifni edhe vet krijimin e kushteve për lëndët profesionale si dhe realizimin e pjesës praktike ose mbajtjen e trajnimeve praktike atë që e përfitojnë nga teoria studentët ta aplikojnë edhe në praktik”, tha Besimi.

Dekani i fakultetit të mjekësisë Nasir Bexheti tha se këto laboratorë që u promovuan janë shumë të nevojshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *