Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet projekti ‘Patrulla fqinjësore’

Promovohet projekti ‘Patrulla fqinjësore’

Shkup, 27 Korrik – Patrullat policore lëvizëse që do të vizitojnë pjesët më të largëta të komunave në vend do t’u mundësojnë qytetarëve që të denoncojnë raste të ndryshme njësoj sikur të ishin në stacion policor.

Përmes kësaj lëvizshmërie, policia synon të rrisë jo vetëm komunikimin me qytetarët, por edhe sigurinë e tyre. Këto misione janë qëllimet e projektit më të ri Ministrisë së Brendshme, të ashtuquajtur ‘Patrulla fqinjësore’. Projekti u promovua sot për herë të parë në Komunën “Gjorçe Petrov”.

“Është e pamundur që në çdo vendbanim të ketë nga një stacion policor dhe aq më pak është e mundur që në pjesët rurale të komunave të ketë ndonjë formë të pranisë sistematike të zyrtarëve policor por, prania e tillë e policisë së lëvizshme sigurisht që shkon në favor të qytetarëve. Ndonjëherë qytetarët, vërtet jetojnë larg stacioneve policore, ndonjëherë nga arsye të ndryshme ata nuk janë në gjendje që të shkojnë për denoncimi, atëherë kur duhet, dhe pikërisht për këtë, në vend që ata të vijnë tek ne, shkojmë ne tek ata, për të qëndruar pranë tyre”, tha Gordana Jankullovska.

“Ky është vetëm një hap përpara në thellimin e bashkëpunimit tonë me policinë dhe përafrimin e policisë me qytetarët. Sot në pjesët rurale të komunës sonë dërguam këto tre patrulla policore, bashkë me kryetarët e bashkësive lokale pasi ata i dinë më së miri problemet e qytetarëve”, tha Sokol Mitrevski, kryetar i Komunës Gorçe Petrov.

Projekti i MPB-së ‘Patrulla fqinjësore’ përveç Komunës “Gjorçe Petrov” në periudhën që vjen pritet të nisë të realizohet në gjithë komunat e tjera të largëta nga stacionet policore.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *